Majk dhe Blerta Veseli janë përfolur prej kohësh se kanë nisur një romancë dashurie. Dyshimet lindën pas një postimi që të bukuroshes nga Kosova, ku në profilin e saj në Instagram u publikua një fotografi e reperit. Megjithëse, dyshja hodhën poshtë thashethemet, ata i kanë hedhur sërish benzinë zjarrit me postimet që kanë bërë së fundmi.
Dyshja kanë bërë disa postime në Instastory nga i njëjti vend. Ata duket se kanë kaluar mbrëmjen së bashku, pasi ambienti është i zbukuruar me dritat e festave është i njëjtë. Kujtojmë që jeta private e reperit është vënë shpesh në qendër të vëmendjes.
Por pas përfundimit të romancës me Majlinda Zekën, me të cilën ka dhe një djalë, reperi është treguar shumë hermetik për jetën sentimentale. Pavarësisht mosmarrëveshjeve në fillim, duket se ish çifti tashmë ka arritur të krijojnë një raport të mirë mes tyre për hir të djalit. /abcnews.al