Hailey Bieber festoi 24-vjetorin e lindjes dhe mes urimeve të shumta nga miqtë e saj, spikati ai i partnerit Justin Bieber. Këngëtari ka publikuar një fotografi të bashkëshortes së saj, krahas së cilës ka shkruar disa fjalë të ëmbla.
“Sytë e mi janë për ty. Zemra ime është për ty. Shpirti im është për ty. Dashuria ime është për ty. Unë jam shtëpia kudo që ti të jesh. Ti je vendi im i sigurt. Jam plotësisht dhë kryekëput i fiksuar më atë që ti je. Ëndrra ime më e madhe është që të plakem me ty. Nuk mund ta besoj që ti je e imja përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkroi Justin.
Kujtojmë që dyshja lidhi kurorë në fshehtësi të plotë në shtator të vitit 2018 pasi u fejuan në Korrik. Një vit më pas, organizuan një ceremoni madhështore me familjarët dhe miqtë e tyre. Së fundmi, modelja hodhi poshtë zërat së është bërë shkak i ndarjes së Justin nga Selena, duke thënë së ajo është lidhur me këngëtarin kur ish çifti i famshëm i patën dhënë fund marrëdhënies së tyre prej kohësh. /abcnews.al

