Strategjia e komunikimit të Kryeministrit Rama është trajtuar në studion e Byro Politke në ABC News. Të ftuar në studion ishin: Blendi Salaj, gazetar, Ilir Kalemaj, pedagog, Roland Lami, gazetar dhe Mark Marku, pedagog.
Për Markun, më tepër se komunikimi politik i kryeministrit Rama është më shumë propagandë.
Sipas Lamit kjo formë komunikimi ka disa probleme. Paradoksi i parë sipas tij është që kjo formë komunikimi fillon pas zgjedhjeve. Paradoksi i dytë është se kjo formë komunikimi funksionon në demokraci të drejpërdrejta. Një tjetër paradosk sipas tij është që problemin ekthen në komik ose banal.
Ilir Kalemaj tha se Rama e ka perfeksionuar gjuhën totalitare duke qenë se është politikani më jetëgjatë.
Ndërsa Blendi Salaj e konsideron një fushatë eklektorale pa fund që nuk mbaron asnjëherë dhe që nuk qeveris. /abcnews.al