Kultivonin kanabis, arrestohen 2 anëtarët e familjes në Tropojë, procedohen dy të tjerë

schedule11:50 - 22 Nëntor, 2020

schedule 11:50 - 22 Nëntor, 2020

Dy persona, anëtarë të një familje janë arretsuar në Tropjë, ndrëkohë që janë proceduar në gjndje të lirë edhe dy të tjerë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas pjesëtarë të një familjeje kishin kultivuar para disa muajsh lëndë bimore cannabis sativa në Lekbibaj Tropojë dhe po e transportonin me një kamionçinë nga fshati Lekbibaj, Tropojë në drejtim të Shkodrës, menjëherë nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve është organizuar puna dhe është kontroll në banesën e shtetasit N. K.

Gjatë kontrollit në banesë dhe në magazinën ngjitur me banesën, në një thes misri është gjetur një sasi lënde cannabis sativa me peshë 767 gramë.

Në pranga kanë rënë -P. K., 44 vjeç dhe B. K., 41 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “LEKBIBAJ”.

Arrestohen ne flagrancë 2 shtetas, si procedohen 2 të tjerë.

Nga strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra ne rrugë operative u finalizua operacioni policor “LEKBIBAJ” dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-P. K., 44 vjeç dhe B. K., 41 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

-N. K. 74 vjeç dhe P. K. 42 vjeç, të dy banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas pjesëtarë të një familjeje kishin kultivuar para disa muajsh lëndë bimore cannabis sativa në Lekbibaj Tropojë dhe po e transportonin me një kamionçinë nga fshati Lekbibaj, Tropojë në drejtim të Shkodrës, menjëherë nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve është organizuar puna dhe është kontroll në banesën e shtetasit N. K. Gjatë kontrollit në banesë dhe në magazinën ngjitur me banesën, në një thes misri është gjetur një sasi lënde cannabis sativa me peshë 767 gramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale” e kryer në bashkëpunim.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!