Francë – Banorët e një lagjeje në Nantes shpërthyen në dhunë, në shenjë revolte pas vrasjes nga policia të një të 22-vjeçari gjatë kontrollit të automjetit.
Dhuna shpërtheu në lagjen Breil, mbrëmjen e të martës. Banorët i vunë flakën dhjetëra automjeteve, një supermarketi dhe disa objekteve publike të zonës. Ata akuzuan policinë për dhunë të tepruar ndaj një personi të paarmatosur.
Situata u qetësua vetëm gjatë orëve të vona të natës. Autoritetet lokale thanë se policia ishte e detyruar të qëllonte ndaj 22-vjeçarit, pasi ai nuk iu bind urdhërit për kontroll. Ai lëvizi automjetin në momentin kur po i nënshtrohej kontrollit të dokumenteve, duke lënduar njërin prej policëve të patrullës. Ministri i Brendshëm Gerard Collomb bëri thirrje për qetësi dhe u angazhua për hetim transparent të ngjarjes.
Tv Klan