Bylis u mposht 0-2 kundër Skënderbeut, duke pësuar humbjen e parë në kampionat për këtë sezon. Vetëm dy pikë numëron skuadra ballshiote pas tre javëve të para, teksa është eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë.
Trajneri i Bylis, Veljko Dovedan foli pas takimit për Supersport, ku ndër të tjera tha: “Na mungojnë lojtarë. Kur nuk bëjmë dot gol me penallti, do të thotë se kemi probleme në sulm.
Kemi probleme, por duhet të marrim lojtarë sulmues, këta lojtarë që kemi në dispozicion është e vështirë të shënojnë. Na duhen lojtarë të tjerë“, deklaroi Dovedan. /abcnews.al