Colella: Ishte ndeshje e barabartë, të mësojmë të bëjmë faulle

schedule16:06 - 21 Nëntor, 2020

schedule 16:06 - 21 Nëntor, 2020

Apolonia u ndal në barazim 1-1 me Kastriotin, duke mos arritur të marrë ende fitoren e parë në Kategorinë Superiore. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri Colella:

“Ishte një ndeshje e ekuilibruar, normale, skuadra luajti mirë, bëri mirë, ndoshta pas golit mund ta kishim ulur pak ritmin për të ruajtur avantazhin, por të mos harrojmë se jemi skuadër e re.

Ishin të gjithë të mirë, Rrepaj ishte një ndër më të mirët e ndeshjes, jemi në rritje dhe kjo është pozitive. Për 11-metërshin, nuk më intereson shumë, ishte rrëmujë në zonë, tifozët e kanë parë dhe mund të gjykojnë vetë.

Sa herë që dalim në kundërsulm ka 250 faulle ndaj ekipit im, ndërsa kur sulmojmë ne nuk shkaktojmë faulle. Kjo na e bën të vështirë tranzicionin në fushë kundërshtare. Do mësojmë të bëjmë edhe ne faulle dhe do e bëjmë mirë tranzicionin”, u shpreh Colella. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!