Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elbasan, digjet brenda shtëpisë çifti

schedule08:07 - 4 Korrik, 2018

schedule 08:07 - 4 Korrik, 2018

Një gombol gazi ka shpërthyer dhe një çift në Elbasan ka gjetur vdekjen pasi shtëpia u përfshi nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet, por policia po heton për zbardhjen e plotë ë saj.

Vasil Liçi, 65 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Sabrie Liçi, 61 vjeçe, u gjetën të vdekur në shtëpi pas shpërthimit të zjarrit që u provokua nga bombula e gazit.

Për çiftin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Sipas komunikatës zyrtare të policisë, ata janë gjetur të vdekur nga nipi i tyre i cili ka hyrë nga dritarja por pa mundur ti shpëtojë.

Sipas banorëve, prej disa kohësh Sabrie Liçi kishte probleme me shëndetin. Ndërsa Vasil Liçi, i njohur në fshat edhe me emrin e parë si Shyqëri Liçi, po kalonte disa momente depresive, ndoshta për shkak të sëmundjes së bashkëshortes dhe mungesës së interesit të fëmijëve.

“Ne i kemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë. Edhe vetë i ndjeri edhe i shoqi. E shoqja ka qenë e sëmurë”.

“Ka qenë i respektuar si e shqoja dhe vetë. Se nga erdhi një Zot e di”.

Fatos Salliu: “Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë vetë viktima, i cili kohët e funddit po kalonte momente depresive”.

Ende mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje. Policia dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e së vërtetës. Sipas grupit hetimor, paraprakisht mendohet se shkak i shpërthimit të zjarrit në dhomën e çiftit ka qenë një bombul gazi që është çmontuar qëllimisht nga kryefamiljari e më pas i është vënë flaka. Ky veprim është ndërmarrë në kushte të tronditjes nervore. Megjithatë hetimet vazhdojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!