Erieta Gajtani, artistja që bën gurin të flasë

schedule17:00 - 19 Nëntor, 2020

schedule 17:00 - 19 Nëntor, 2020

Nga Leontina Nika

Prej vitesh Erieta Gajtani, është kthyer në një gjuetare gurësh, në brigjet e Adriatikut e Jonit, por edhe përtej Shqipërisë. “Durrësi, Golemi, Shëngjini kam gjetur guacka shumë të bukura. Pastaj gurët, duke filluar nga disa plazhe”, thotë ajo.

Qëllimi i saj ka qenë që gurët të flasin, përmes figurës femërore të gdhendur në mozaik.

“Ndoshta duke kërkuar gjithmonë të renë dhe duke adhuruar detin, gurët erdhi një moment dhe thashë pse jo”, shprehet Gajtani.

Femra është aksi kryesor i ekspozitës, frymëzuar nga mitologjia. “Këto janë personazhe të mitologjisë, kanë dhimbjen, dahsurinë, femra është në qendër”, thotë ajo.

Por nuk mungojnë edhe mozaikët shumëngjyrësh frymëzuar nga artisti që ka adhuruar femrën, Gustav.

Në ekspozitën e çelur ne Muzeun Historik Kombëtar nuk mungojnë edhe krijimet e ndikuar nga situata e pandemisë të përfshira në një cikël abstrakt, ku dominon e zeza. /abcnews.al