Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar. Një vit më parë, dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Shëngjin.
Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku nuk ngurojnë të shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. Së fundmi, Afrona është bërë nostalgjike dhe ka ndarë disa kujtime të vjetra me partnerin e zemrës. “Koha kalon shpejt! Kur ishim të rinj”, shkruan partnerja e Bleros. /abcnews.al