Modelja e njohur, Karlie Kloss pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, duke treguar barkun e rrumbullakosur përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes, hello bebe”, u shpreh 28-vjeçarja e buzëqeshur para kamerës në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Karlie dhe partneri, Joshua festuan përvjetorin e dytë të martesës gjatë muajit tetor. Ata u martuan në një ceremoni të veçantë në New York, ku modelja rrëmbeu gjithë vëmendjen me një fustan të markës Dior. l.k/abcnews.al