Yuri Kim: Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë

schedule13:05 - 19 Nëntor, 2020

schedule 13:05 - 19 Nëntor, 2020

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, në ditën Ndërkombëtare të Abuzimit ndaj Fëmijëve bën apel që kriminelët të vendosen para drejtësisë.

Në ditën Botërorë për parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, Kim thekson se Shqipëria duhet të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve, ndërsa thekson se autoritetet duhet të bashkëpunojnë me shoqërinë civile për mbrojtjen e tyre.

Reagimi:

“Në ditën Botërorë për parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ne kujtojmë detyrën tonë për të krijuar një vend më të sigurt për rritjen e fëmijëve. Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë”, shkruan në rrjetin social “Facebook”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!