Në një intervistë për emisionin “Ballkan” me Linda Karadakun”, avokati Taulant Hodaj foli për arrestimin e ish krerëve të UÇK-së.
I pyetur nëse do të mbrohen në liri, avokati sqaroi se kjo mund të ndodhë por duke pasur parasysh se ata janë arrestuar dhe janë paraburgosur tani, nuk pritet që të ndodhë shumë shpejt.
“Në bazë të rregullave të procedurës dhe provave, krerët e UCK-së, të arrestuar së fundmi në gjykatën speciale, mund të lirohen të mbrohen në liri, por duke pasur parasysh se ata janë arrestuar dhe janë paraburgosur tani, nuk pritet që të ndodhë shumë shpejt. Gjykimi ndaj tyre pritet të zgjasë për një kohë të konsiderueshme, duke pasur parasysh se këta janë disa në një akt-akuzë dhe janë 10 vepra penale. Duke pasur parasysh përvojën e tribunalit ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, gjykimet aty kanë zgjatur me vite”, tha ai. g.v/abcnews.al