Reja: Akoma me këtë pyetje? Na çatë tr***n! Ka opinionistë që nuk shohin ndeshjen

schedule19:20 - 18 Nëntor, 2020

schedule 19:20 - 18 Nëntor, 2020

Trajneri i kombëtares kuqezi, Edi Reja nuk heq dorë nga skema 3-5-2. Gjithmonë ka zgjedhur këtë modul taktik dhe nuk mund të ndryshonte në momentin që mori drejtimin e Shqipërisë (prill 2019).

Shumë është kritikuar për një zgjedhje të tillë, por italiani beson se kjo është skema e duhur për kuqezinjtë dhe vazhdon punën për gjetjen e lojtarëve adaptë për të luajtur në këtë formë. Sot u pyet sërish në lidhje me skemën e veçantë taktike, e disata herë që ndodh dhe Reja nuk duroi më, duke thënë këto fjalë në prononcimin për Supersport:

Na keni çarë t***in me këtë pyetje, u bë e mërzitshme. Pse nuk bisedoni me djemtë, pyetini ata se si ndihen me këtë skemë. Gjithmonë me këtë histori, u bë e mërzitshme. Nuk është skemë mbrojtëse, futbolli luhet në markime një kundër një.

Nuk duhet të qaheni për golat e pësuar, e harruat sa gola keni pësuar në të kaluarën? Më vjen keq që nuk keni shumë kapacitet. Janë të shumtë që e shohin ndeshjen, ka opinionistë pafund, por ka edhe të tillë që nuk e shohin fare ndeshjen“, deklaron Reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!