“Premtoi një dhe shënoi dy”, presidenti Meta zbulon prapaskenën me Cikalleshin

schedule18:58 - 18 Nëntor, 2020

schedule 18:58 - 18 Nëntor, 2020

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta uroi kombëtaren e Shqipërisë për fitoren 3-2 ndaj Bjellorusisë de arritjen e vendit të parë në grupin e Nations League.

Shqipëria e para! Urime kuqezinjve për shpirtin luftarak!“, shkroi qyteti i parë i vendit në rrjetet sociale, teksa pak minuta më vonë pati një dedikim edhe për Sokol Cikalleshin.

Sulmuesi nga Kavaja realizoi dy golat e parë të fitores së sotme. Ai i kishte premtuar shënimin e golit presidentit Meta, por kaloi pritshmëritë duke e dërguar topin dy herë në rrjetë.

Cikalleshi është i paparë. Premton një dhe bën dy! Urime kuqezinjve tanë“, shkruan presidenti i Republikës, Ilir Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!