Maskat dhe ushtrimet fizike/ Çfarë duhet të dini para se të stërviteni!

schedule21:04 - 17 Nëntor, 2020

schedule 21:04 - 17 Nëntor, 2020

Mbajtja e maskës është bërë e domosdoshme në këtë kohë pandemie, sidomos në ambiente të mbyllura. Kjo vlen edhe për palestrat, ku njerëzit ushtrohen çdo ditë për të mbajtur trupin e tyre në formë. Por, si ndikon mbajtja e maskës gjatë stërvitjes, në shëndet?

Abcnews.al ju bën me dije që, një studim në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimeve Mjedisore dhe Shëndetit Publik ka zbuluar se, mbajtja e maskave nuk ka asnjë efekt të dëmshëm në shëndet, gjatë ushtrimeve fizike.

Çfarë zbuloi studimi?

Në studim, studiuesit vlerësuan mbajtjen e maskave kirurgjikale dhe maskave të pëlhurës, të cilat janë më të disponueshme në treg. Ato i krahasuan me mosmbajtjen fare të maskës, gjatë ushtrimeve fizike.

Në studim morën pjesë 14 persona të rritur (7 burra dhe 7 gra). Secili nga pjesëmarrësit bëri një test të ergometrisë së ciklit (ngarje të biçikletës së palëvizshme) deri sa të mos kishin më fuqi. Ushtrimi u bë njëherë me maskë dhe njëherë pa maskë. Gjatë testimit, u mat niveli i oksigjenimit në gjak. Pasi u bë testimi, studiuesit ekzaminuan të dhënat dhe zbuluan se mbajtja e maskës nuk kishte asnjë efekt negativ në performancën e tyre dhe as në shëndet, informon abcnews.al.

Çfarë duhet të dini për mbajtjen e maskës gjatë ushtrimeve fizike?

Sipas Jenna Moore, ndihmës drejtoreshë e mirëqenies në palestër, në Binghamton University, ekzistojnë tre faktorë kryesorë që duhet të merren parasysh kur bëhet fjalë për mbajtjen e maskës gjatë stërvitjes.

  1. Lloji i ushtrimit
  2. Intensiteti i ushtrimit
  3. Lloji i maskës

Moore thotë se, ushtrimet kardio, si vrapimi dhe çiklizmi, ndikohen më shumë nga mbajtja e maskës.

“Gjatë ushtrimeve kardio, individët nuk marrin frymë rehat, me maskën në fytyrë”, shprehet Moore, duke shtuar se ajo që duhet bërë është ulja e intenstetit të stërvitjes dhe të bëhet më shpesh pushim.

Për ata që kryejnë ushtrime me intensitet të lartë, përsëri maska është penguese, ndërsa për ata që bëjnë ushtrime me intensitet të ulët, si për shembull, sërvitje për rënie në peshë ose shëtitje të qetë, nuk ndjejnë të njëtin efekt nga mbajtja e maskës./abcnews.al