Guardiola-City drejt “divorcit”, zbulohen dy kandidatët për stolin

schedule14:36 - 17 Nëntor, 2020

schedule 14:36 - 17 Nëntor, 2020

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, mund të largohet në fundin e këtij sezoni. Spanjolli ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, edhe pse “Qytetarët” e duan atë sërish në krye të ekipit. Ishte vetë trajneri, që u shpreh në daljen e tij të fundit se nuk ka patur bisedime me drejtuesit për rinovimin e kontratës, pasi ai është fokusuar tashmë tek ekipi dhe tek ecuaria e sezonit.

Megjithatë, sipas raportimit të “Goal”, klubi anglez po mendon më të keqen dhe i ka gati dy alternativa në rast se Guardiola largohet.Emri i parë në listë është ai i Julian Nagelsmann. Trajneri i RB Leipzig po bën mirë në Bundesliga dhe në Champions League këtë sezon me gjermanët dhe shikohet nga drejtuesit si zëvendësuesi ideal për Pepin.

Emri i dytë është ai i ish-trajneri të Tottenham, Mauricio Pochettino. Argjentinasi vazhdon të jetë pa ekip që nga nëntori i kaluar, edhe pse më shpesh ai është lidhur me rivalët e qytetit, me Manchester United. /abcnews.al