Megjithëse është ende ftohtë në Dibër, vendorët çelën sezonin turistik. Festa e përvitshme u organizua në luginën e lumit Drin, i cili ka nisur të frekuentohet nga shumë të rinj.
Është ftohtë në breg të Drinit, por festa tradicionale nuk ndal. Dibra çeli sezonin turistik. Nisi me një guidë nga Maqellara në daljen e Drinit nga kufiri Maqedonas.
Më pas ata përshkuan luginën e Drinit të Zi deri në afërsi të Kukësit. Brigjet e lumit kane nisur te frekuentohen nga shumë të rinj. Nga liqeni i Ohrit e deri në Kukës lumi Drin mbledh pushues të shumë. Është uji i pastër ai që sfidon detin.
“Ne kërkojmë të nxisim dhe promovojmë zhvillimin e turizmit në bashkinë e Dibrës, që përmes këtyre aktiviteteve të afrojmë sa më shumë njerëz e të nxisim zhvillimin ekonomik të familjeve dibrane dhe bizneseve”
Lugina është e mahnitshme. Ajo përshkohet nga të apasionuarit e sporteve të ujit. Megjithatë infrastruktura mungon.
Kalendari i festave dhe promovimit të bukurive natyrore të Dibrës do të vazhdojë festën e bjeshkëve më 7 korrik në Radomirë. /abcnews.al