Godet me thikë 37-vjeçarin në Pukë, policia arreston autorin

schedule11:53 - 17 Nëntor, 2020

schedule 11:53 - 17 Nëntor, 2020

Një 35-vjeçar banues në Iballë, është arrestuar nga Policia e Pukës pasi tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar.

Mësohet se dy personat kanë qenë duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar.

Debati më pas ka degraduar në sherr, ku 35-vjeçari J.(K)Gj., e ka plagosur shtetasin A.Z., me thikë në trup, i cili mësohet se ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.

Policia Informacion

Tentoi të vriste me thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballe.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 15.11.2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Iballe.

Këta shtetas kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali në fshatin Iballe. Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe shtetasi J.(K.) Gj. e ka plagosur me thikë në trup shtetasin A. Z.

Shtetasi A. Z. ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!