Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Numërimi i votave në Wisconsin do t’i kushtonte Trump-it 7.9 milionë dollarë

schedule08:31 - 17 Nëntor, 2020

schedule 08:31 - 17 Nëntor, 2020

Komisioni Zgjedhor i Wisconsin deklaroi të hënën se nëse fushata e presidentit, Donald Trump dëshiron një rinumërim të votave presidenciale, ata do të duhet të paguajnë 7.9 milionë dollarë.

Sipas rezultateve, Joe Biden kryeson kundrejt Trumpit me 20,470 vota, ose 0.62 për qind. Ky rezultat i ngushtë krijon mundësinë e një rinumërimi votash nëse kandidati që ka humbur e kërkon një të tillë, raporton cnn.

Por për arsye se marzhi fitues i Bidenit është më i madh se 0.25 për qind, ligjislacioni thotë se personi i cili ka kërkuar rinumërimin e votive duhet të paguajë koston e rinumërimit të votove.

Meagan Wolfe, zyrtare kryesore e zgjedhjeve në Wisconsin, tha të hënën se çmimi i vlerësuar është 7.9 milionë dollarë, që është shumë më i lartë se rinumërimi  prej dy milionë dollarësh që u krye pas zgjedhjeve të vitit 2016.

“Këto vlerësime janë dukshëm më të larta se kostot aktuale të rinumërimit të 2016, por ato marrin parasysh faktorët e ndryshëm të 4 katër viteve më parë, përfshirë nevojën për hapësira më të mëdha për të lejuar vëzhgimin publik dhe distancimin shoqëror, sigurinë për ato hapësira, numrin më të lartë të fletëvotimeve që mungojnë,, tha Wolfe.

Afati i fundit  për të paraqitur kërkesën dhe për të paguar shumën është deri ditën e mërkure. Rinumërimi duhet të përfundojë deri më 1 dhjetor, i cili është gjithashtu afati i fundit, sipas ligjit shtetëror, që Komisioni i Zgjedhjeve në Wisconsin të vërtetojë rezultatet.

Wolfe shtoi se Komisioni Zgjedhor i Wisconsin ende nuk ka marrë një kërkesë zyrtare nga fushata e Trump për një rinumërim, por ata duan të jenë të përgatitur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!