Spanja pret Gjermaninë në Sevilla ditën e martë, takimi i fundit në grupin 4 të Nations League. Skuadra e Luis Enrique ka nevojë për të tre pikët për të zënë vendin e parë në grup, teksa trajneri iberik preku disa tema në konferencën për shtypin.
“Unë e analizoj punën tonë në bazë të asaj që shoh në fushë dhe nuk merrem me fjalët apo kritikat e tifozëve. Nuk do e ndryshojmë stilin tonë të lojës kundër Gjermanisë. Nuk është koha për llogari, duhet të futemi në fushë për të fituar ndeshjen, si gjithmonë.
Sergio Ramos? Nuk e di nëse është ekzekutuesi më i mirë në botë i penalltive. Në kombëtare ka gjithmonë shumë presion, duhet të pranosh anën e mirë dhe të keqe të kësaj. Karriera e Ramos flet vetë. Ai është një lider, entuziazmi nuk i humbet kurrë“, deklaron Luis Enrique. /abcnews.al