Ngjarje e rëndë! Një 54-vjeçar në Sarandë ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve që ka pësuar pasi banesa ku ai jetonte është përfshirë nga flakët. Burime bëjnë me dije për ABC se viktima është identifikuar si Stefan Kosta i cili jetonte i vetëm me qira në atë banesë pasi ishte i divorcuar.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje. Po punohet për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qira në atë banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al