59 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, 400 grekë në intubim nga koronavirusi

schedule17:03 - 16 Nëntor, 2020

schedule 17:03 - 16 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2198 raste të reja me koronavirus, ndërsa u regjistruan 59 vdekje duke e çuar numrin e fataliteteve në total në 1165 nga fillimi i pandemisë.

Në të njëjtën kohë, numri i pacientëve të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv arriti në 400. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 126 (31.5%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 79.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë 70 vjeç ose më të vjetër.

Mosha mesatare e pacientëve që kanë ndërruar jetë është 80 vjeç dhe 97.2% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese. Lajmi i mirë është që 383 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinj, edhe pse situata vijon që të jetë shumë e rënduar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!