J.LO zgjidhet “Ikona e vitit 2020”, mban fjalimin emocionues pas surprizës së fëmijëve të saj

schedule16:46 - 16 Nëntor, 2020

schedule 16:46 - 16 Nëntor, 2020

Jennifer Lopez mbajti një fjalim prekës pasi mori çmimin “Ikona e vitit 2020” në evenimentin “People’s Choice Awards” që u mbajt mbrëmjen e djeshme. Këngëtarja 51-vjeçare mori një surprizë të këndshme nga binjakët e saj Emme dhe Max të cilët shprehën mbështetjen e tyre për të ëmën përmes një videomesazhi.

“Oh Zot, 2020 nuk ishte një shaka, apo jo? Para 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, të nominoheshim për këtë çmim, ishim të fiksuar kush kishte shitur më shumë ose kush kishte fitimet më të mëdha… ky vit i niveloi të gjitha. Na tregoi çfarë ka realisht rëndësi dhe përforcoi atë që ka më shumë rëndësi, njerëzit”, u shpreh këngëtarja.

Jennifer Lopez

Para se të niste fjalimin e saj, diva e muzikës u surprizua dhe nga Nicole Kidman dhe Renee Zellweger. Lopez vuri në dukje se sa e vështirë ka qenë të arrinte qëllimet e saj në jetë ndërsa tha se shpreson që të jetë një frymëzim për të gjitha vajzat në të gjithë botën.

“Si latine dhe si grua, ne ndonjëherë duhet të punojmë dy herë më shumë për të arritur këtë mundësi. Ndonjëherë ëndrrat e mia dhe ambiciet e mia të mëdha i nervozonte njerëzit përreth meje. Sa më shumë thonin se nuk mund t’i arrija, aq më shumë e dija se duhej ta bëja. Kështu që tani qëndroj këtu shumë mirënjohëse, duke e ditur se masa e vërtetë e suksesit tim nuk është në rekordet e shitura, por nga dashuria që ndjej nga të gjithë ju.”, tha ndër të tjera këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!