Në fundjavë futbolli i kombëtareve do i lërë vendin atij të klubeve dhe Kategoria Superiore do të luajë javën e saj të tretë. E shtuna është dita e zgjedhur për të luajtur gjitha javën e tretë të Kategorisë Superiore.
Ndeshjet do të ndahen në dy oraret e zakonshme tashmë, teksa në orën 13:45 Bylisi pret Skënderbeun në Ballsh. Në të njëjtën orë Kastrioti do të presë në Kamzë Apoloninë e Fierit në një duel mes të rikthyerve në Superiore.
Krutanët e humbën titullin e Kategorisë së Parë në finale ndaj fierakëve dhe tani ka ardhur çasti i hakmarrjes. Tre ndeshjet e tjera luhen në orën 16:45. Partizani luan si pritës në Elbasan ndaj Laçit, ndërkohë që Teuta pret Kukësin në Durrës.
Në Shkodër luhet derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Këta të fundit sapo kanë ndërruar trajnerin, ndërsa Vllaznia vjen pas katër fitoresh në po aq ndeshje në edicionin e ri futbollistik. I së shtunës mund të themi se është test i vërtetë për të parë gjendjen e ekipit shkodran. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE, Java 3
E shtunë, 21 nëntor 2020
Ora 13:45 | Bylisi-Skënderbeu
Ora 13:45 | Kastrioti-Apolonia
Ora 16:45 | Partizani-Laçi
Ora 16:45 | Teuta-Kukësi
Ora 16:45 | Vllaznia-Tirana