Punëtori maroken kërcënohet nga punëdhënësi italian sepse kërkoi një ditë leje pasi nuk ndihej mirë. Ky i fundit i tha se tani që ka fituar Salvini mund dhe ta vriste.
“Të djeg të gjallë bastard islamik. Mund dhe të të vras tani që ka fituar Salvini”.
Këto janë kërcënimet dhe ofendimet ndaj një punëtori të ri nga Maroku, i punësuar në zonën e Trentos në Itali. Ai i kërkoi pronarit të tij një ditë pushimi pasi nuk ndihej mirë, por përgjigja ka qenë shokuese. Ka qenë vetë i riu që ka regjistruar bisedën me punëdhënësin e tij.
Një bisedë që i është dorëzuar si provë policisë. Por fjalët e përdorura janë dhe më të ashpra dhe më kërcënuese, ndërkohë që punëtori vetëm përsërit se nuk ndihej mirë.
Pas përfundimit të bisedës marokeni i ka kërkuar ndihmë policisë, e cila i ka sugjeruar që të japë dorëheqjen. Avokati i marokenit konfirmoi denoncimin, duke thënë se kjo ishte një histori absurde dhe në të njëjtën kohë shokuese./abcnews.al