10 të vdekur nga zjarri në spitalin Covid, Balla solidarizohet me popullin rumun

schedule11:32 - 16 Nëntor, 2020

schedule 11:32 - 16 Nëntor, 2020

Kreu io Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, reagoi pas tragjedisë me 10 viktima në një spital COVID-19 në Rumani, i cili u përfshi nga zjarri.

Numri dy i PS, Taulant Balla përmes një postimi në Twitter thekson se i ka dërguar një mesazh Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Rumanisë.

“Nga Kuvendi i Shqipërisë ju dërgojmë ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin COVID-19 në Piatra Neamc të Rumanisë”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Nga Kuvendi i Shqipërisë ju dërgojmë ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin COVID-19 në Piatra Neamc të Rumanisë. Ne lutemi për shërim të shpejtë të personave të dëmtuar. Në solidaritetet me popullin mik rumun.

Presidentit Klaus Iohanis

Kryetarit të Parlamentit Marçel Çolaku

Kryeministrit Ludovik Orban

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!