Shqipëria arriti dje të fitojë pastër me rezultatin 3-1 ndaj Kazakistanit, por pas ndeshjes trajneri Reja ishte me këmbë në tokë dhe nuk ishte i ekzaltuar për atë triumf.
Trajneri kishte rezerva të mëdha për fushën e “Air Albania”, që ka qenë problematike që në fillimet e stadiumit të ri. Reja pas ndeshjes u shpreh se fusha është e amortizuar dhe se skuadra paraqitet më mirë në “Elbasan Arena”, e ndihmuar nga terreni optimal.
Në lidhje me këtë çështje u ankua edhe Selahi pas ndeshjes, ndërkohë që një tjetër reagim ka ardhur. Është zëvendës kryeministri Erion Braçe, që akuzon FSHF-në dhe shprehet se ishte e vetmja gjë që qeveria e futbollit duhet të bënte në “Air Albania”, por dështoi.
POSTIMI – Një gjë kish për të bërë në stadiumin e ri, vetëm një gjë: FUUUUUSHËËËN!
Një vit plot, fusha është në gjendje të mjerë. Mbill e mbill, shpo e mbill prapë, por fusha është mizerabël! Po e përsëris: Ishte e vetmja pune e FSHF ne stadium!
Tani shpresoj mos heqin trajnerin Reja se tha të vërtetën për fushën! Mbikqyrësi i kritikave ndaj FSHF, KaKa-ja i tyre ne veprim! /abcnews.al
View this post on Instagram