Liga B dhe 1.125 milion euro, motivet e Shqipërisë për të mundur Bjellorusinë

schedule08:59 - 16 Nëntor, 2020

schedule 08:59 - 16 Nëntor, 2020

Shqipëria fitoi dje ndaj Kazakistanit dhe mbajti gjallë misionin për të dalë e para në Grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë aktualisht janë në vendin e dytë në kuotën e 8 pikëve, pas pesë ndeshjeve.

Në të parin me dy pikë më shumë është kundërshtari ynë i ardhshëm, Bjellorusia. Ndeshja e së mërkurës është pikërisht ndaj tyre dhe fitorja është rruga e vetme për t’i parakaluar.

Në rast se Shqipëria fiton ndaj Bjellorusisë dhe arrin vendin e parë, atëherë ngjitemi një ligë më lart, në grupin e skuadrave të Ligës B dhe kemi mundësi të provojmë veten me skuadra më të forta.

Por jo vetëm kaq sepse në valle është edhe një dorë e mirë parash. Për fituesin e grupit akordohen 1.125 milionë euro dhe Shqipëria do të vijojë të jetë në valle për të bërë të sajën këtë shumë aspak modeste për financat tona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!