Jordan Henderson nuk luajti dot më shumë se një pjesë loje mbrëmë në humbjen e Anglisë me shifrat 2-0 ndaj Belgjikës. Ai nuk zbriti në fushë në fraksionin e dytë dhe u zëvendësua nga Harry Winks.
gareth southgate has confirmed jordan Henderson was subbed HT for England due to " muscle tightness".. pls Follow me 4more news.#LFC #mondaythoughts pic.twitter.com/saV2oIsSHo
— Mentor c (@NlemedimCharlse) November 16, 2020
Pas ndeshjes u zbulua se vendimi i Southgate nuk ka qenë për arsye teknike, por kapiteni i kombëtares së “Tre Luanëve” dhe Liverpoolit ka pasur shqetësime fizike.
? Liverpool's current absence list:
☑️ Virgil van Dijk
☑️ Joe Gomez
☑️ Trent Alexander-Arnold
☑️ Andrew Robertson
☑️ Jordan Henderson
☑️ Thiago Alcantara
☑️ Alex Oxlade-Chamberlain
☑️ Mo Salah
☑️ Fabinho pic.twitter.com/bIgW0K9pMJ— Oddschanger (@Oddschanger) November 16, 2020
Ai ka ndjerë një ngushtim muskulor dhe sot do të kryejë ekzaminimet e nevojshme mjekësore për të zbuluar shkallën e dëmtimit. Në rast se dëmtimi është serioz Henderson do të shtonte akoma më shumë problemet për Klopp.
Ky dëmtim i Henderson vjen pas atij të Van Dijk, Robertson, Alexander-Arnold, Salah, Chamberlain, Gomes, Alcantara dhe Fabinho. Tashmë tekniku gjerman do duhet të fantazojë shumë për të ndërtuar formacionin e Liverpool. /abcnews.al