Shpërthen një automjet me tritol në Bulqizë

schedule22:10 - 29 Qershor, 2018

schedule 22:10 - 29 Qershor, 2018

Mbrëmjen e sotme një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Bulqizë. Sipas informacioneve të bëra publike nga policia lokale, rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga një banues në Bulqizë. Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al