Paul Pogba po përjeton një situatë delikate gjatë javëve të fundit me United. Mesfushori nuk është në formën e tij më të mirë dhe trajneri Solskjaer nuk e ka preferuar në disa ndeshje.
Ai ka nisur vetëm katër sfida si titullar me United në këtë sezon dhe kjo situatë e shqetëson shumë. Së fundmi ai ka folur për mediet franceze dhe shprehet se nuk ka përjetuar kurrë më parë situatë më të vështirë.
“Kurrë nuk kisha kaluar një periudhë kaq të vështirë në karrierën time të deritanishme. Ekipi i Francës ka shumë freski, jemi grup i jashtëzakonshëm, është magji më vete”, u shpreh Pogba.
Ankesën e mesfushorit e konfirmoi edhe trajneri Deschamps. “Ai nuk ndihet aspak mirë me mënyrën sesi po trajtohet në klub. Nuk është i kënaqur me minutat në fushë dhe me pozicionin që po luan”, u shpreh trajneri kampion bote. /abcnews.al