Orges Shehi, momentalisht pa ekip, është në pritje të ofertave për të drejtuar ndonjë skuadër dhe në skenë këto ditë ka dalë opsioni i Shqipërisë U19. Më parë ai është kaluar si kandidat edhe për Llapin në Kosovë, por klubi dardan e hodhi poshtë lajmin e dalë nga mediat dardane.
Tashmë për Shehin ka dalë lajmi se ai është një opsion për të marrë drejtimin e Kosovës U21. “Gazeta Sheshi” madje thekson se është një nga kandidatët kryesorë për të pasuar Rafet Prekazin në stolin e 21-vjeçarëve dardanë.
Për Shehin do të ishte eksperienca e tretë si trajner, pasi më parë ka drejtuar Skënderbeun dhe Kukësin, në Kategorinë Superiore. Durrsaku momentalisht është pjesë e emisionin “Pressing” në ABC, në rolin e specialitetit të futbollit. /abcnews.al