E diela nis e kthjellët por ka “surpriza” në vijim, parashikimi i motit për sot

schedule07:21 - 15 Nëntor, 2020

schedule 07:21 - 15 Nëntor, 2020

Këtë të diel, sipas MeteoAlb,  Moti mbetet me kthjellime në të gjithë vendin deri në mesditë, kur vranësirat fillojnë të përfshijnë fillimisht zonat perëndimore dhe

gradualisht gjithë territorin por pa shi.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 1°C mëngjesi në zonat malore deri në 19°C, mesdita në zonat jugperëndimore.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 23 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim i ulët.

Kosova

Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Por pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim duke ri-kthyer kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë gjithë MV. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Rajoni dhe Evropa

Një sistem i dendur vranësirash frontale që ka përfshirë veriun e Europës do të sjelli shira të rrëmbyeshëm në Ishujt Britanikë dhe vendet Nordike, më vranësira dhe shira të të paraqitet edhe qendra e Evropës. Ndërsa, kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme do ketë Lindja dhe Jugu i Evropës. /abcnews.al/