KUPA E SHQIPËRISË: Kualifikim dramatik, Teco e Nwabueze shpëtojnë Laçin

schedule15:51 - 14 Nëntor, 2020

schedule 15:51 - 14 Nëntor, 2020

Laçi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me vuajtje. Kurbinasit triumfuan me rezultatin 3-1, edhe pse e panë vetën në disavantazh që në pjesën e parë. Skuadra e Cungut barazoi vetëm 10 minuta nga fundi dhe në shtesë ishte Nwabueze që shënoi dy herë dhe vendosi fatet e ndeshjes.

Kjo sfidë nisi prej orës 13:30 dhe kurbinasit, që shikoheshin si pretendentë për titullin kampion, u befasuan që në minutën e 25-të.

Jackson i Egnatias mposhti portierin Alen Sherri dhe tentativat e Laçit për të barazuar shifrat në pjesën e parë shkun dëm. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ia doli ta ruajë epërsinë në 45 minutat e para.

Kurbinasit u hodhën në sulm nga fillimi i pjesës së dytë dhe nuk e kishin të lehtë, edhe pse rastet nuk mungun. Goli i barazimit mbërriti në minutën e 80-të, kur braziliani Teco ndëshkoi miqtë. Ndeshja shkoi në shtesë.

Nwabueze ishte vendimtar, pasi me penallti realizoi në portën e Egnatias. Amerikani nuk u mjaftua me kaq, pasi realizoi në fund edhe golin që i hoqi çdo shpresë Egnatias dhe tani kurbinasit i gëzohen kualifikimit në çerekfinale.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
Grupi A
E shtunë, më 14 nëntor 13:30
Laçi- Egnatia 3-1
Shënues:
Teco 80′, Nwabueze 108′ (pen.), 119′ / Jackson 25’
Laçi: Sherri, K. Rapo, Ignjatovic, Obanor (Malota 75′), Turkaj,Ramos, D. Rapo (Mazrekaj 35’), Lushkja (Deliu 100′), Teco (Sulollari 100′), Musta, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu

Të enjten dhe të premten u zhvilluan shtatë përballjet e tjera të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë dhe në çerekfinale janë kualifikuar Partizani, Teuta, Skënderbeu, Vllaznia, Kukësi, Korabi dhe Dinamo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!