Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Botëore të Diabetit ka bërë me dije se në vitin 2020 janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas.
Manastirliu përmes një postimi në Facebook shkruan se janë 66% më shumë qytetarë që përfitojnë terapitë e mjekimit falas krahasuar me vitin 2013.
Ndërkohë sipas saj për herë të parë në vitin 2018 u rimbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rimbursohen falas deri në moshën 25 vjeç.
FAKTE
33 alternativa barnash 100% #falas për pacientët,
20 milion dollarë/vit financojmë për 78 mijë persona me diabet që përfitojnë barnat e rimbursuara,
Nga Janari 2020 u rimbursuan 408,304 fisha diabeti #falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç,
#Parandalo diabetin #Kontakto mjekun e familjes #MbroShëndetin
#DitaBotëroreDiabetit./abcnews.al
?FAKTE
? 33 alternativa barnash 100% #falas për pacientët ✅
? 20 milion dollarë/vit financojmë për 78 mijë persona me…Posted by Ogerta Manastirliu on E premte, 13 Nëntor 2020