Një avion mallrash Antovov, i konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë në botë, doli nga pista në Rusi pas një ulje të detyruar që shkoi keq.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mjeti ajror An-124 Ruslan, i cili mund të transportojë deri në 150 tonë mallra u nis nga aeroporti i Novosibirsk në Siberi, por menjëherë shfaqi problem duke humbur dhe kontaktin radio zyrtarët e aeroportit.
Avioni gjigant, që kishte 14 persona në bord erdhi disa herë rrotull pistës përpara së të rrëshkiste dhe të dëmtohej rëndë.
Por fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar. /abcnews.al