Google Photos është një nga opsionet më të përdorura të ruajtjes së përmbajtjes në cloud, pasi ofron hapësirë ruajtëse falas dhe të pakufizuar për fotot dhe videot që ne i bëjmë nga pajisjet e ndryshme.
Megjithatë, një lajm i trishtë vjen për adhuruesit e tij, pasi nga qershori 2021, të gjithë ata që përdorin shërbimin falas do të kufizohen në 15 GB hapësirë.
Lajmin e dha vetë Google në blogun e tij, ku kompania theksoni: “Duke filluar nga 1 qershori 2021, çdo foto ose video e re që futet do të llogaritet në 15 GB hapësirë ruajtëse që vjen me secilën llogari të Google ose hapësirën shtesë të blerë nga përdoruesi, si një anëtar i Google One”. l.k/abcnews.al