Daja: Fituam edhe pa tre më të mirët, me Kupën arrijmë Europën

schedule08:57 - 13 Nëntor, 2020

schedule 08:57 - 13 Nëntor, 2020

Partizani arriti dje të kualifikohet në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë, pasi mundi minimalisht Apoloninë e Fierit. Goli i Brown në minutën e 19-të i mjaftoi skuadrës së Dajës. Ky i fundit pas ndeshjes foli për mediet dhe e vuri rëndësinë te triumfi me mungesa të shumta.

“Sigurisht, është shumë i rëndësishëm fakti që u kualifikuan sepse kishim përballë një ekip të Superiores, me të cilin kemi ndeshje edhe pas dy javësh. Në Kupë është e rëndësishme të kalosh turin.

 

Ne e kemi objektin edhe Kupën sepse në pak ndeshje mund të bësh të mundur të zësh një vend në Kupat e Europës. Sot nuk kishim kontingjentin e kompletuar, pasi mungonte Hoxha. Sigurisht Teqja bëri një paraqitje shumë të mirë, por ai është kapiteni i ekipit.

Kishim edhe mungesën e dy lojtarëve, që janë shumë të rëndësishëm për ne, Asanit dhe Malës, por sigurisht që pjesa tjetër e grupit i mbuloi hapësirat.

Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë dhe kishim mundësi të dyfishonim rezultatin, por në fund quhet objektiv i arrirë në momentin që kualifikohesh për më tej”, u shpreh Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!