Fabrizio Cammarata, trajner i Dinamos, pas ndeshjes që skuadra e tij fitoi 1-2 në Ballsh përballë Bylisit vendas, duke siguruar kualifikimin në 8 ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë, foli për Supersport rreth fitores dhe objektivave të Dinamos.
“Merita ishte e lojtarëve, Duhet të rrimë me këmbë në tokë. Na mungonin katër lojtarë tanët sot, nga kryesorët, të cilët mund të bënin diferencën. E kam thënë që në fillim, të gjitha ndeshjet i kemi si finale.
Dua të krijoj një mentalitet fituesi te Dinamo, me gjithë respektin për kundërshtarët. Kjo fitore do na ndihmojë në ecurinë e kampionatit. Duhet të punojmë ditë për ditë për të kthyer këtë skuadër të lavdishme në Superiore.
Duhet të kujtojmë që Dinamo ishte në situatë të keqe sezonin e kaluar. Më pas erdhi presidenti Pontrelli, i cili po bën një punë të mirë. Objektivi është krijimi i një qendre sportive dhe jam i sigurt që presidenti do ta dërgojë Dinamon sa më lart“, deklaroi trajneri italian. /abcnews.al