Dorëheqja e Bahri Shaqirit, reagon Presidenti Meta

schedule13:41 - 12 Nëntor, 2020

schedule 13:41 - 12 Nëntor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së Këshilltari i kreut të shtetit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqirin.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se e vlerëson figurën e Shaqirit duke theksuar se do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni.

Ndërkohë në vend të tij kreu i shtetit këtë të enjte ka emëruar Arben Cicin, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të bashkëpunoja me Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar.

E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen.

Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni./abcnews.al