Samu Castillejo mund të jetë një nga largimet e Milanit në fundin e sezonit. Spanjolli i krahut të majtë të sulmit, ka humbur postin e titullarit te kuqezinjtë.
Vetëm 215 minuta aktivizim numëron 25-vjeçari iberik në Europa League dhe më pak në kampionat, vetëm 117 minuta të ndara në katër ndeshje të luajtura.
Trajneri Pioli po aktivizon belgun Saelemaekers dhe ky i fundit po rritet e po zhvillon ndeshje pozitive. Interesimi për Castillejo nuk mungon dhe fundi i sezonit pritet ta rikthejë në La Liga.
Mundo Deportivo raporton se lojtari ofensiv është një nga objektivat e Sevilla. Drejtori sportiv i nënkampionëve të Evropës, Monchi do të tentojë blerjen e tij, teksa Castillejo pëlqehet edhe nga Atletico Madrid. /abcnews.al