Lëkundje të lehta tërmeti tronditën Shqipërinë pak minuta më parë. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Bulqizë, etj. Po ashtu, dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Greqi dhe Kosovë.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se tërmeti kishte epiqendër zonën e Mavrovos në Maqedoni dhe pati një magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.
Lexo edhe: Tërmeti i fuqishëm në Maqedoni, reagon IGJEUM: Detaji, pse u ndje i fortë edhe në Tiranë
Lëkundja e tanishme ishte pasgoditje e tërmetit të mëngjesit me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter.
Nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz. /abcnews.al