Sokol Cikalleshi një periudhë “përndiqej” nga fati i keq në kombëtare, pasi shënjestra e tij nuk ishte e duhura dhe topi ndalej në tra ose në shtyllë. Sigurisht sulmuesi e vuante faktin që nuk shënonte, edhe pse për skuadrën punonte shumë.
Gjithsesi Cikalleshi mund të ngushëllohet nga fakti që ka të tjerë që kanë edhe më pak fat. Bëhet fjalë për një sulmues izraelit, Eli Elbaz, i cili luan në skuadrën ku vjet ishin Jahmir Hyka dhe Sabien Lilaj.
Futbollisti i Nes Tziona ka qenë krejtësisht i pafat, pasi në pesë minuta është ndalur ose nga shtylla, ose nga traversa, duke ia marrë “fronin” sulmuesit të kombëtares shqiptare. /abcnews.al