Një operacion antidrogë, pas hetimit të koordinuar nga Prokuroria, u zhvillua në Napoli të Italisë, ku u arrestua një shqiptar 41 vjeç dhe një banor vendas 54 vjeç.
Ata u arrestuan pasi kishin mbjellë 3200 bimë kanabis në 20 sera, të fshehura nga një bimësi e dendur me pemë frutore.
Ambienti ishte përshtatur më së miri për të kultivuar drogën, pasi u sekuestrua edhe një ventilator, gjeneratorë elektrikë apo panele diellore, ndërsa zona ruhej nga qen të mëdhenj.
https://www.youtube.com/watch?v=wWE3YM5CHhQ&feature=emb_title
Gjithashtu, u sekuestruan edhe 17 kg kanabis, gati për shitje, ndërsa hetuesit përllogaritën se nëse 3200 bimët e hashashit do të përfundonin në tregun e paligjshëm, do të përfitoheshin 900 mijë doza.
n.d./abcnews.al