Ish kreu i PDK NË Kosovë Kadri Vaseli ka dalë sot para trupës gjykuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash.
Veseli u pyet në lidhje me akuzat nga gjykatësi Nicolas Guillou, ndërsa tha se deklarohet i pafajshëm. “I nderuar gjykatës, i dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në çdo pikë të aktakuzës”, u shpreh Veseli.
Veseli, edhe bashkëpunëtorët e tij të tjerë, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Të mërkurën, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.
Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. g.v/abcnews.al