Pasi i bëri të gjithë të qajnë, “Mrekullia në qelinë e 7” nominohet për çmim “Oscar”

schedule15:33 - 10 Nëntor, 2020

schedule 15:33 - 10 Nëntor, 2020

“Miracle in cell no.7”, ose në shqip “Mrekullia në qelinë e shtatë” është nominuar për çmim “Oscar”.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediet turke, teksa njoftojnë se filmi i famshëm i “Netflix”, po garon në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Filmi është me regji të Mehmet Ada, është në garë në ceremoninë e 93-të të Akademisë së Çmimeve “Oscar”.

Kasti i filmit përfshin shumë aktorë të suksesshëm siç janë Aras Bulut İynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, İlker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal dhe Yurdaer Okur.

Kujtojmë që më herët, “Miracle in cell no.7”, është shpallur “Filmi  më i mirë i vitit”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Izmir. l.k/abcnews.al