Kadri Veseli del para trupës gjykuese në Hagë

schedule15:15 - 10 Nëntor, 2020

schedule 15:15 - 10 Nëntor, 2020

Ish-kreu i PDK-së, Kadri Veselit ka dalë sot para trupës gjykuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, pasi mbi të rëndojnë 6 akuza.

Ndërkohë një ditë më parë para Speciales ka folur ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ndërkaq pas Veselit ai që pritet që të dalë para trupës gjykuese të Speciales është shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Kadri Veseli u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pasi u konfirmua aktakuza ndaj tij. Po ashtu bashkë me të u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tij, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!