E ndaloi për drogë, policia i gjen kuksianit në makinë kallashnikov dhe 81 fishekë

schedule08:57 - 10 Nëntor, 2020

schedule 08:57 - 10 Nëntor, 2020

Dy persona nga Kukësi janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje. Policia ka marrë informacion se njëri prej tyre A. E., 24 vjeç kishte lëndë narkotike me vete por gjatë kontrollit në automjet veç 350 gramë lëndë narkotike kanabis i ka gjetur edhe një armë zjarri tip kallashnikov, 3 karikator e 81 fishekë.

Ndërkohë në bazë të verifikimeve ka rezultuar se ai ia ka marrë lëndën narkotike M. M., 33 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Eagle”.  Operacioni nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 875 gramë kanabis. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte lëndë narkotike me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Eagle”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. E., 24 vjeç dhe M. M., 33 vjeç, banues në Kukës. Në qytetin e Kukësit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. E. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip kallashnikov, 3 karikator, 81 fishekë dhe 350 gramë lëndë narkotike kanabis. 

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. E. ia ka blerë lëndën narkotike shtetasit M. M. Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Gabrice, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!