Festë e fshehur në tarracën e hotelit, tre lojtarët e Olympiacos e pësojnë keq

schedule20:40 - 9 Nëntor, 2020

schedule 20:40 - 9 Nëntor, 2020

Olympiacos reagoi pas humbjes se sfidës së mesjavës së kaluar me Manchester City dhe mposhti 0-2 OFI Crete në kampionat, duke ndarë vendin e parë me Aris me nga 16 pikë.

Suksesi në kampionat është festuar nga tre lojtarë të ekipit nga Pireu: Ruben Semedo, Lazar Randelovic dhe Bruno Felipe. Këta të fundit kanë zhvilluar një parti në tarracat e hotelit.

Diçka e tillë është e palejueshme në këtë periudhë të vështirë pandemia dhe zbarkimi i policisë greke, pas denoncimit të një qytetari, ka ndërprerë dëfrimin e lojtarëve të Olympiacos.

Parti i ndaluar u zhvillua në orët e para të ditës së hënë, teksa raportohet se tre lojtarët i pret një dënim maksimal. Lojtarët morën nga një gjobë prej 300 eurosh në fillim, por nuk do ia hedhin me kaq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!